Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Astronomia!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:01 pm

Këtu do të flasim per astronomin!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:01 pm

Kur është krijuar Toka ?

Toka është planet që i takon sistemit diellorë dhe është krijuar para 4,6 miljardë vjetësh kur është krijuar edhe vetë sistemi diellorë.

Sa është e madhe toka ?

Në ekuator perimetri i tokës është 40076 kilometra. Kurse diametri i tokës në ekuatorë është 12758 kilometra. Sipas llogaritjeve që janë bërë toka peshon 5,8 triljardë ton. Për cdo vit përshkak të meteoritëve që bien mbi tokë, ajo bëhet për disa mijëra tonë më e rëndë.

Prej sa sipërfaqje tokë përbëhet planeti i tokës ?

Rreth 150000000 km² e sipërfaqes së planetit tonë është tokë. Shëndrruar në përqindje, 29% e sipërfaqes së planetit tonë është tokë kurse 71% e përbëjnë oqeanet dhe detrat.

Prej cilëve elemente kimike përbëhet ajri ?

Ajri përbëhet prej gazrave të padukshme. Gazi kryesorë është Azoti pastaj vjen Oksigjeni dhe më pak bën pjes Argoni.

Cili është oqeani më i thellë?

Oqeani më i thellë është oqeani paqësor. Afër Filipinëve ai është i thellë 11 033 metra.

Cili është lumi më i gjatë në botë?

Lumi më i gjatë në botë gjendet në Afrikë. Ai është lumi NIL,dhe është i gjatë 6670 kilometra.

Cili është deti më i madh në botë?

Deti më i madhë në botë është deti KASPIK në Rusi i cili gjendet në kufi me Iranin. Ai përfshin një sipërfaqe prej 360 700 kilometrash në katror.

Kush është më i ftohtë poli i veriut ose poli i jugut?

Në polin e jugut është më ftohtë se në polin e veriut. Temperatura më e ulët deri tash është matur në Vostok (Antarktis) jo larg prej polit të jugut, me 21 korrik ka qenë -89,2°C.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:02 pm

Thumbs up "Njeriu në Mars". Projekti sekret, si do bëhet i banueshëm



Pamjet e jashtëzakonshme të “njeriut” në Mars shkaktuan zhurmë të madhe të përzier me kuriozitetin në lidhje me jetën në planetin e kuq. Por mes faktit të diskutuar, nëse ekzistojnë forma jete apo jo në Mars, shkencëtarët mendojnë se diçka mund të bëhet. Të ndryshohen kushtet atmosferike të planetit të kuq për ta bërë atë të jetueshëm nga njerëzit. Por jo të gjithë shkencëtarët janë dakord me këtë. Ka nga ata që e kundërshtojnë këtë mundësi me teorinë se nuk mund të ndërhyhet aq shumë në natyrë, e ka dhe nga ata që mezi presin të krijojnë habitate të tjera për njerëzit e tokës.
Fotoja e “njeriut” në Mars
Në foton që u kap nga sondat e NASA-s në Mars shfaqej një objekt që në pamje të parë ngjante si njeri i ulur mbi një masiv shkëmbor. Ndërkohë, NASA para dy ditësh deklaroi se objekti në foto është shkëmb, i cili ka marrë një formë të tillë nga era. Por mediat e huaja dhe personat e ndryshëm, të pasionuar pas hapësirës apo thjesht kuriozë për atë që fshihet atje lart, nuk mund ta lënë këtë histori të kalojë aq lehtë pa spekuluar në mënyra nga më të ndryshmet në lidhje me statusin e objektit të çuditshëm që shfaqet në foto.
Shndërrimi i Marsit në planet të banueshëm
Shndërrimi i Marsit në një planet të banueshëm është një proces hipotetik, me anë të të cilit do të ndryshohet klima e planetit për të zhvilluar aty jetën dhe mundësinë e kolonizimit të sigurt. Arsyeja pse një grup shkencëtarësh argumentojnë se Marsi mund të bëhet i banueshëm, është sepse mendohet se dikur ky planet ka pasur afërsisht mjedis të njëjtë me tokën, veçse me atmosferë më të trashë dhe ujë me tepri, i cili është shuar me kalimin e qindra miliona viteve. Mekanizmi i saktë, përgjegjës për humbjen e ujit, nuk është akoma i qartë, pavarësisht alternativave të shumta të sugjeruara nga shkencëtarët. Ka shumë gjasa që graviteti i ulët i Marsit të jetë një prej këtyre faktorëve. Mungesa e pllakës tektonike në këtë planet është gjithashtu një arsye tjetër, pasi pengon riciklimin e gazeve të bllokuara në sedimente. Mungesa e magnetosferës përreth Marsit mund të ketë lejuar erën diellore të kontribuojë në erozionin atmosferik, megjithëse ky efekt është i pranishëm dhe në Venus. Mungesa e fushës magnetike dhe aktivitetit gjeologjik mund të jenë rezultat i masës së vogël të Marsit, e cila bën të mundur që sipërfaqja të ftohet shumë më shpejt se ajo e tokës. Pavarësisht të gjithë këtyre faktorëve, shndërrimi i Marsit në vend të banueshëm nga njeriu do të kërkonte dy ndryshime ndërlidhur me njëri-tjetrin: Ndërtimin e atmosferës dhe ngrohjen e saj.
Shtimi artificial i nxehtësisë
Një mundësi se si mund të rritet në mënyrë artificiale nxehtësia në Mars është instalimi në orbitën përreth marsit i pasqyrave të përbëra prej filmash “PET” alumi të trashë. Kjo do të rriste përthithjen e rrezeve të diellit që mbërrijnë në planet. Gjithashtu, kjo do të rriste automatikisht temperaturën e sipërfaqes së Marsit. Sidoqoftë, ka dhe një mënyrë tjetër që konsiderohet më efikase, një mënyrë tjetër e ngrohjes artificiale. Ajo konsiston në ndërtimin e disa pasqyrave më të vogla për ngritjen lart të dioksidit të karbonit në akullnajat polare për të rritur efektin “serë” të planetit. Disa shkencëtarë mendojnë se pas disa milionave vite, dielli do të lëshojë shumë nxehtësi duke mos lejuar zhvillimin e jetës në tokë. Si rezultat Marsi do të ngrohet në mënyrë të natyrshme, duke e bërë shndërrimin e tij në planet të banueshëm më të lehtë. Kështu Marsi do të bëhej një shtëpi alternative për jetën e ndjeshme të njerëzve nëse toka do të bëhej e pabanueshme.
Ndërtimi i atmosferës
Duke qenë se amoniaku është një gaz i fuqishëm i efektit “serë” dhe ka shumë mundësi që natyra të ketë depozita të mëdha të tij në formë të ngrirë apo nëpërmjet trupave qiellorë siç janë asteroidet, atëherë është e mundur që ai të zhvendoset nëpërmjet raketave termale bërthamore drejt atmosferës së Marsit. Amoniaku është i pasur në nitrogjen dhe mund të zgjidhë dhe problemin e gazit zbutës në atmosferë. Sidoqoftë, impakti i një komete në sipërfaqen e planetit të kuq mund të ketë pasoja shkatërruese. Por nevoja e gazit zbutës është sfida më e madhe me të cilën do të përballej çdo ndërtues potencial i një atmosfere. Në tokë, nitrogjeni është kompenenti primar i atmosferës me 77 për qind. Importimi i hidrogjenit gjithashtu është një mundësi për ndërtimin atmosferik dhe hidrosferik të Marsit. Në varësi të nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë, importimi dhe reaksioni i hidrogjenit do të prodhonte nxehtësi dhe ujë. Uji dhe nxehtësia në ambient janë kyçi për shndërrimin e një bote të ftohtë në një vend të banueshëm me kushte atmosferike si të tokës. Por shndërrimi i atmosferës së Marsit mund të jetë efikas vetëm nëse përmban përzierjen e duhur të gazeve. Arritja e një përzierje të përshtatshme të oksigjenit, dioksidit të karbonit, avullit e gazeve të tjera ose mund të shkaktojë përpunimin e menjëhershëm të atmosferës, ose mund ta ndryshojë atë nëpërmjet mjeteve të tjera si botës bimore dhe organizmave të tjera. Ka jo pak debate shkencore në lidhje me faktin nëse Marsi mund të kthehet apo jo në tokë të banueshme dhe se sa e qëndrueshme do të ishte klima. Ekziston mundësia që dhjetëra ose qindra miliona vite, Marsi të humbasë sërish pjesën më të madhe të ujit dhe të atmosferës si rezultat i atyre faktorëve që e kanë çuar në pikërisht në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet. Sidoqoftë, në hipotezat dhe sugjerimet shkencore nuk është Marsi i vetmi planet apo trup hapësinor, i cili merret në konsideratë për t’u kthyer në tokë të banueshme. Shkencëtarët kanë marrë parasysh një sërë arsyesh për zhvillimin e jetës njerëzore, në rast se planeti ynë do të bëhej i pabanueshëm një ditë. Kjo mund të ndodhë në qindra milionë vite, por duhet thënë se njerëzit gjithnjë e më shumë po afrohen me hapësirën dhe industritë më të reja i kanë kthyer sytë pikërisht nga hapësira, së fundmi duke krijuar turizmin hapësinor.
“Virgin Galactic” prezanton anijen kozmike turistike
Miliarderi Richard Branson ka prezantuar këtë javë modelin e anijes kozmike, me të cilën ai synon të çojë turistë në hapësirë. Branson, i cili është president i kompanisë “Virgin Galactic” planifikon ta kthejë turizmin hapësinor në një proces periodik dhe të krejtësisht të zakonshëm duke filluar prej vitit të ardhshëm. Kompania “Virgin Galactic” kërkon 200 mijë dollarë nga çdo turist për një udhëtim të shkurtër në hapësirë. Testet për fluturimet do të fillojnë që këtë vit. “Ne duam që të krijojmë një situatë të tillë, ku qindra mijëra njerëz, të cilët duan të përjetojnë udhëtimin në hapësirë të mund të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse dollari s’ka shumë vlerë kohët e fundit, shifra 200 mijë dollarë është gjithsesi shumë e lartë për pjesën më të madhe të njerëzve. Por unë shpresoj se brenda pesë viteve, pasi aktiviteti të ketë filluar, çmimet të mund të ulen në mënyrë dramatike”, është shprehur Richard Branson. Deri tani, të paktën 200 persona kanë prenotuar pranë “Virgin Galactic”, pjesë e kompanisë “Virgin Group PLC”, e cila përfshin linja ajrore, pushime dhe sektorë të tjerë. Prenotimet për udhëtimet e ardhshme hapësinore kanë bërë që kjo kompani të arkëtojë 30 milionë dollarë. Pasagjerët, të cilët qëndrojnë në listë për udhëtimin në orbitë, përfshijnë fizikanin Stephen Haëking, aktoren, Victoria Principal dhe stilistin, Philippe Starck. “Virgin Galactic” ka testuar 80 nga turistët hapësinorë, të cilët kanë një kontratë paraprake për t’u njohur me kushtet e tyre fizike dhe aftësitë për të përballuar udhëtimin. Nga këto 80 persona, ku përfshihej dhe shkencëtari James Lovelock, 80 vjeç dhe shumë njerëz të cilët kanë kaluar operacione të zemrës, vetëm dy prej tyre nuk arritën ta përballojnë testin. “Virgin Galactic” nuk është kompania e vetme që po lëvron turizmin hapësinor. Mund të thuhet se janë me dhjetëra ato që shohin tek kjo industri një fitim potencial. Një prej tyre është dhe “Space Adventure”, e cila ka në projekt për të ngritur një kompleks gjigand në Emiratet e Bashkuara. Kompania “Space Adventure” fillimisht bëri emër pasi dërgoi në hapësirë milionerin amerikan Dennis Tito në vitin 2001. Që prej asaj kohe, dy turistë jashtëzakonisht të pasur kanë bërë udhëtime të njëjta. Bëhet fjalë për afrikano – jugorin, Mark Shuttleworth i cili e kreu udhëtimin e tij në vitin 2002 dhe për biznesmin amerikan Greg Olsen që kreu vitin e kaluar udhëtimin hapësinor prej 20 milionë dollarësh.
Jeta në hapësirë
Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.
Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.
Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.
Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.
Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.
Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.
Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.
Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.
Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:03 pm

Planeti X ose i ashtuquajturi Nibiru mendohet te kaloj prap ne sistemin diellor reth viteve 2011 - 2013.Pasoja qe mund te lej nuk dihet.Disa flasin per polar shifting disa per goditje kometash pasi planeti kafe shoqerohet me nji "unaz kometash" qe jan krijuar ne shperthimin e pare.
Trajektoria me e mundshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:03 pm

C*eshte Hapsira Kozmike?
Hapsira kozmike është hapsira ndërmjet tokës dhe hënës (hapsira e cila nuk përmban ajr), hapsira nërmjet planeteve dhe sistemit diellorë,dhe hapsira ndërmjet yjeve.Hapsira kozmike nuk përmban ajrë,përbëhet vetëm prej disa atomesh në formë të gazit si dhe ndoshta edhe prej disa kokrrizave të pluhurit. Nëpër hapsirën e shprazët kozmike lëvizin të lira të ashtuquajzurat Kometat dhe Meteoritët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:04 pm

Gropat e Zeza nuk shkaterrojne cdo gje qe gelltitin


Astrofizikanti i njohur 62 vjeçar Stephen Hawking (Stifën Houking), ai që i hapi rrugën kuptimit të gropave të zeza nga mesi i viteve 1970-të, paraqiti në Konferencën e 17-të Ndërkombëtare mbi Relativitetin e Përgjithshëm dhe Gravitetin një mendim të ri rrënjësor sipas të cilit Gropat e Zeza, vorbullat e mistershme masive të mbrujtura nga yjet e shembura brenda vetvehtes, nuk shkatërrojnë çdo gjë që gëlltitin por në vend të kësaj së fundi vjellin jashtë lëndë dhe energji "në një trajtë të sakatuar".

Hawking tha se Gropat e Zeza e ruajnë brendinë e tyre në përjetësi por vetë keqësohen dhe vdesin. Ndërsa Gropat e Zeza shpërbëhen, ato e kthejnë brendinë e tyre të shndërruar, mbrapsht, jashtë në horizontet e pafundme të Gjithësisë prej nga kanë ardhur. Ai arsyeton se mund të mirren disa të dhëna mbi vetë gropën e zezë prej nga se çfarë nxjerr.

Më parë Hawking kishte pasur mbrojtur mundësinë që lënda e zhdukur udhëton përmes Gropës së Zezë në një gjithësi të re paralele, gjë që i ka dhënë lëndën e parë pjesës më të madhe të veprave vegimtare trillueso-shkencore. Kjo binte ndesh me teorinë ndënatomike.


Gropë e zezë tepërmasive duke thithur gazra

"Nuk ka ndonjë gjithësi foshnjore rrjedhonjëse, si ç'kam menduar dikur. Të dhënat mbesin patundshëm në Gjithësinë tonë... Më vjen keq të zhgënjej ithtarët e trillimeve shkencore, por nëse të dhënat mbeten, nuk ka ndonjë mundësi për të përdorur Gropat e Zeza për të udhëtuar për në Gjithësitë e tjera," tha Hawking. "Nëse kërcen brenda në një Gropë të Zezë, energjia e masës tënde do të kthehet në gjithësinë tonë, por në një trajtë të sakatuar, e cila i ruan të dhënat mbi se si ke qenë, por në një gjendje që nuk mund të njihet sërish."
Hawking thotë gjithashtu, "Shumë njerëz kanë dashur të besonin se mund të ishte e mundur që të dhënat arratiseshin nga Gropa e Zezë por nuk e dinin se në çfarë mënyre".

Si përfundim ai thotë, "Është diçka e shkëlqyer që kam arritur të zgjidh një andrallë që më ka shqetësuar për rreth 30 vjet, ndonëse përgjigja është më pak magjepsëse nga mundësia që kisha sugjeruar më parë".


Veç kësaj, Hawking humbi një bast 29 vjeçar të vënë me astrofizikantin John Preskill (Xhon Preskill), i cili këmbëngulte në 1975 se lënda e gëlltitur nga Gropat e Zeza nuk mund të shkatërrohej.

Hawking që është profesor matematike në Universitetin Cambridge (Kembrixh), fitoi famë ndërkombëtare me librin e tij më të shitur "A Brief History of Time" (Një histori e përmbledhur e kohës), i cili përpiqej t'i shpjegonte një publiku të përgjithshëm pikëpamjet më të ndërthurura mbi se si funksionon Gjithësia.

Hawking është i paralizuar dhe i mvarur nga një karrocë invalidësh me sklerozë anësore amiotrofike që nga mosha rreth 25 vjeçare. Ai komunikon duke përdorur një pajisje që mbahet në dorë përmes së cilës zgjedh fjalët në ekranin e kompjuterit të karrocës së invalidit, të cilat dërgohen më pas në një gjenerator të foluri.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:04 pm

"Ylli polar"
Venus



Venusi ka nje madhsi te ngjajshme me Tellusin dmth 95 % nga siperfaqja e Tokes.
Shkenctaret e quajn planetin vellau i Tellusit pershkak qe eshte afer dhe eshte menduar se
duhet ta ket nje atmosfer te ngjajshme sikur tek ne.
Pastaj eshte konstatuar qe shtypja atmosferike eshte e njejta sikur nje km nen deti.
Vrensira aq e dendur e mban temperaturen 130- 500 grad celsius.
Diametri i ekvatorit- 12 180 km
Masa 0,8150 ( Tellus= 1)
Shpejtsia km/s 10,3 km/s
Largsia nga Dielli- 109 000 000 km
Largesia nga Tellus- 40 200 000 km
Nje rreth Diellit- 225 Dite te Tokes
Hene- Ska hene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:04 pm

Tellus, Toka
jone!

Para shume vitesh kan menduar qe toka eshte e rrafsht. Frikoheshin te udhtonin me anije
sepse larg diku ishte cepi i Tokes dhe do te rrokulliseshin.
Tani qe mundesia ta fotografojn egziston tregon qe Toka eshte rrumbullak.
Emri i rruzullit tokesor eshte Tellus dhe ka 4.6 miljard vjet dmth sa dielli. Nqs e mendon qe jeta
e Tokes eshte sa 12 ore egzistenca e njeriut do te ishte sikur te kishim jetuar 20 sekonda.
70% te siperfaqes eshte e mbuluar me uje dmth permban perafersisht 1400 biljon liter uje. Sasia
me e madhe e ujit gjindet ne akullnajat ne polet e tokes.
30% tjeta te botes eshte toke e ndar ne 6 kontinente Amerikaveriore, Amerikajugore, Azia,
Afrika ,Australia dhe Evropa. Cdo kontinent leviz diku rreth 2 cm per vit.
Atmosfera permbahet me 78% azot, 21 % oksigjen dhe 1% gaz helium dhe argon qe jan shume
te rendsishme per jete.
Ekvatori - 12756 km
Nje dite- 24 ore
Hene- 1
Temperatura mesatare - 22 grad celsius
Largesia nga dielli - 14 9597 900 km
Masa e Tokes - ca 6000000000000000000000 ton
Temperatura ne thelb - 5000 grad celsius
Thellsia mesatare e siperfaqes te tokes - 10- 40 km
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:05 pm

Tellus, Toka
jone!

Para shume vitesh kan menduar qe toka eshte e rrafsht. Frikoheshin te udhtonin me anije
sepse larg diku ishte cepi i Tokes dhe do te rrokulliseshin.
Tani qe mundesia ta fotografojn egziston tregon qe Toka eshte rrumbullak.
Emri i rruzullit tokesor eshte Tellus dhe ka 4.6 miljard vjet dmth sa dielli. Nqs e mendon qe jeta
e Tokes eshte sa 12 ore egzistenca e njeriut do te ishte sikur te kishim jetuar 20 sekonda.
70% te siperfaqes eshte e mbuluar me uje dmth permban perafersisht 1400 biljon liter uje. Sasia
me e madhe e ujit gjindet ne akullnajat ne polet e tokes.
30% tjeta te botes eshte toke e ndar ne 6 kontinente Amerikaveriore, Amerikajugore, Azia,
Afrika ,Australia dhe Evropa. Cdo kontinent leviz diku rreth 2 cm per vit.
Atmosfera permbahet me 78% azot, 21 % oksigjen dhe 1% gaz helium dhe argon qe jan shume
te rendsishme per jete.
Ekvatori - 12756 km
Nje dite- 24 ore
Hene- 1
Temperatura mesatare - 22 grad celsius
Largesia nga dielli - 14 9597 900 km
Masa e Tokes - ca 6000000000000000000000 ton
Temperatura ne thelb - 5000 grad celsius
Thellsia mesatare e siperfaqes te tokes - 10- 40 km
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Wed Dec 24, 2008 12:05 pm

Pikat e zeze ne galakti

Cdo trup qiellor dmth yjet, henat do te shuhen gradualisht. Cfare ndodh me masen kur yjet marrin fund?
Si toka edhe gjith trupat tjere jan ne levizje cdohere. Te shikosh si duket galaktia shihet se cdo gje leviz ne njejtin drejtim.
Kur nje planeti i humb energjia terheqet trupi nga pika e zeze qe ne fakt jan shume te veshtira ti dallosh ne hapsir.
Nqs nje trup gjindet afer nje pike te tille ajo do te sillet per-rreth sikur toka qe sillet rreth diellit. Pika e zeze terheqe gjitha
materiat qe kan humb energjin.
Ne thelbin e pikave te zeza eshte gravitacion aq i dendur qe asnje drit smund te deperton. Ndoshta e reflektojn driten e yjeve
dhe ne kete menyre ben veten te padukshme. Edhe kjo mund te jet nje pergjigjje se si fshehen ose qe jan te veshtira ti shohesh me teleskop
ose, ose eshte nje shpjegim se kur i sheh yjet qe sjellen ne rreth, e rreth nje trupi qe s?dallohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net
Sponsored content





MesazhTitulli: Re: Astronomia!!!   Today at 4:51 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astronomia!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Shkencat e tjera natyrore -