Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Rreyaimi,atomet...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Rreyaimi,atomet...   Wed Dec 24, 2008 12:14 pm

Rrezatimi, Atomet dhe reaksionet nukleare
Gjërat që duhet të dimë nga shkenca: Rrezatimi, Atomet dhe reaksionet nukleare

Rrezatimi
Shpesh njerëzit tremben kur dëgjojnë të flitet për rrezatim, sepse këtë term e kemi personalizuar vetëm me ato materialet radioaktive, incidentet apo alarmet radioaktive. Edhe pse në disa raste mund të jenë vdekjeprurëse, rrezatimet ndodhen kudo dhe madje janë të domosdoshme për vetë jetën. Të gjitha llojet e rrezatimeve janë të përbëra nga energji që udhëton në hapesirë. Rrezatimet elektromagnetike janë valë drite. Frekuenca e tyre mbulon një spekter që arrin nga valët e radios deri te rrezet gama, duke kaluar përmes dritës së dukshme. Diferenca ndërmjet tyre bazohet në nivelin e tyre të energjisë.
Ato më të fortat quhen jonizues pasi mund të prodhojnë jone duke hequr elektrone nga atomet. Në këtë kategori bëjnë pjesë rrezet X, rrezet gama dhe grimcat subatomike që prodhohen nga izotopet radioaktivë. Rrezatimet jo jonizuese janë më pak të fuqishme.
Por energjia nuk është faktori kryesor për të caktuar nivelin e rrezikut. Edhe dëndësia dhe ndriçimi janë të rëndësishëm. Një burim rrezatues jo i jonizuar por i dëndur si një dritë e fortë lazeri mund të jetë shumë më e rrezikshme se sa një masë minerali radioaktiv që lëshon grimca të jonizuara.
Në vitet në vazhdim do të jetë mjekësia ajo që do të përfitojë nga përparimi i kësaj fushe për të njohur më mirë trupin njerëzor.
Atomet dhe reaksionet nukleare
Atomi është përbërësi kryesor i kimikës. Emri vjen nga fjala greke atomos, që do të thotë e padukshme edhe pse tashmë e dimë se një atom mund të ndahen në pjesë akoma më të vogla. Ai ka një bërthamë të formuar nga protone të ngarkuar pozitivisht dhe nga neutrone pa ngarkese. Perreth është i rrethuar nga një re elektronesh, pra grimca të ngarkuara negativisht. Karakteri kimik i një atomi mbi të gjitha varet nga numri i protoneve që gjënden në bërthamën e tij, pra nga numri atomik.
Energjia atomike është një burim ku shumë vende mendojnë të mbështeten në të ardhmen. Një projekt prej dhjetë milion dollarësh po ndërtohet në Francë: Reaktori eksperimental termonuklear ndërkombëtar (Iter).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net

Rreyaimi,atomet...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Shkencat e tjera natyrore -