Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Sherri: arrestohet Xherrard, ende nën hetim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mix4mix
AdMiNiStRaToR
AdMiNiStRaToR



Age : Registration date : 27/12/2008 Numri i postimeve : 99 RanK : AdMiNiStRaToR

MesazhTitulli: Sherri: arrestohet Xherrard, ende nën hetim   Sun Jan 04, 2009 5:07 am

Në fillim sherri, pastaj arrestimi. Kapiteni i Liverpulit dhe kolona e kombëtares angleze Stiven Xherrard, është ndaluar në orët e para, rreth 2.30 pas mesnate, pas një sherri jashtë një "pub"-i në Southport, il Lounge Inn. Lajmi është bërë i njohur nga faqja e "BBC"-së në internet. Xherrard është arrestuar dhe më pas është liruar me kusht. Por policia e ka thirrur sërish dhe marrja në pyetje ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes së djeshme. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se "policia e Merseyside po heton për një mega-sherr të ndodhur në orët e para të së hënës 29 dhjetor në Bold Street, Southport. Rreth orës 2.30 pas mesnate, agjentët kanë arritur në vendngjarje. Gjashtë persona janë arrestuar menjëherë në Lord Street". Bëhet fjalë për "katër njerëz të moshave 33, 31, 29 e 19 vjeç, të gjithë me banim në zonën e Huyton, një 28-vjeçar nga Formby (Xherrard) dhe një 18-vjeçar nga Litherland. Një 34-vjeçar nga Southport është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra, por mësohet se jeta e tij nuk është në rrezik". Episodi është verifikuar pak orë pas ndeshjes që Liverpuli fitoi 5-1 në fushën e Njukasëllit. Xherrard ishte protagonist absolut i ndeshjes, duke realizuar 2 gola. "Reds"-at janë në krye të klasifikimit të Premier League me 45 pikë, 3 më shumë se Çelsi. Në lidhje me arrestimin Liverpuli ka thënë vetëm shprehjen klasike "no comment".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

Sherri: arrestohet Xherrard, ende nën hetim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Qendra e forumit :: Kushtet e përdorimit & Lajmërime -