Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Femijet, Televizioni dhe Çrregullimet e Vemendjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Femijet, Televizioni dhe Çrregullimet e Vemendjes   Wed Dec 24, 2008 12:19 pm

Një studim i ri që doli në revisten “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (crregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Padriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim.

Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjeksore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.

Me sa duket kjo nuk është <b>****</b>a e re për Dr. Lorraine Day, një kirurg i traumës ortopedike i njohur në rang ndërkombëtar dhe autore shume e shitur, ishte për 15 vjet Ndihmë Profesor në Fakultetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjeksisë në San Francisko, dhe Zëvendës Kryetar i Departamentit të Ortopedisë. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos dhe njihet në të gjithë botën si ekperte e SIDA-s.

Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: "Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.

Opinioni i hershëm i Dr. Day për këtë cështje duket se është i njëjtë deri diku me Dr. Christakis i cili ka thënë, "Truri i të sapo-lindurit zhvillohet shumë shpejt gjatë dy deri tre viteve të para të jetës. Me të vërtetë ai ‘është në ndërtim’ gjatë kësaj kohe.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net

Femijet, Televizioni dhe Çrregullimet e Vemendjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Shkencat e tjera natyrore -