Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mix4mix
AdMiNiStRaToR
AdMiNiStRaToR



Age : Registration date : 27/12/2008 Numri i postimeve : 99 RanK : AdMiNiStRaToR

MesazhTitulli: Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA   Sun Jan 04, 2009 7:43 am

Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA







Interneti
gjatë vitit 2008 është bërë burimi i dytë i informacionit për
amerikanët dhe kjo është hera e parë që ky medium elektronik ka
tejkaluar ato të shkruara.

Televizioni, megjithatë, edhe më tutje mbetet mediumi më i
privilegjuar, ka dëshmuar anketa të cilën e ka kryer Qendra amerikan
për hulumtime "Pew".

Rreth 40 për qind e amerikanëve thonë se për informata fillimisht
konsultojnë internetin, e për dallim nga ata 35 për qind të cilët
përcaktohen për leximin e gazetave.

Anketa dëshmon për përparimin spektakolar të internetit në këtë drejtim prej vitit 2007 në atë 2008.

Numri i shfrytëzuesve të rrjetit botëror si burim i informacionit është
rritur për 16 për qind, derisa tek gazetat që disa vite po shënohet
rënie e ngadalshme e lexuesve.


Televizioni mbetet burim kryesor i informimit me 70 për qind të
amerikanëve. Tek personat më të ri se 30 vjeçar, numri i atyre të cilët
i japin përparësi televizionit ka rënë në 59 për qind, që është 9 për
qind më pak sesa në hulumtimin e kryer në muajin shtator në vitin 2007.


Në anketën e Qendrës hulumtuese Pew, të publikuar më herët gjatë këtij
muaji, janë përfshirë 1.489 njerëz, kanë transmetuar agjencitë botërore
të lajmeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

Interneti burim i dytë i informacionit në SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Qendra e forumit :: Kushtet e përdorimit & Lajmërime -