Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Metabolizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Metabolizmi   Wed Dec 24, 2008 1:04 pm

Metabolizmi
Metabolizmi (greq. μεταβολή, metavoli = shkëmbim) apo shkëmbimi i lëndëve, është tërësia e reaksioneve kimike dhe fizike që ndodhin në një gjallesë, organizëm apo në një pjesë të tij. Ky proces është baza e jetës, që lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit të saj.

Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë:
* anabolizmi, që prodhon molekula të ndërlikuara nga më të thjeshtat, duke përdorur energjinë e prodhuar nga katabolizmi për të ndërtuar përbërësat e qelizave si p.sh. proteinat dhe acidet nukleike;
* katabolizmi, që kryen shpërbërjen e molekulave të ndërlikuara në të më të thjeshta, duke prodhuar energji, p.sh. shkatërrimi i ushqimit në frymëmarrjen qelizore.

Proceset anabolike janë endoergonikë, ndërsa ato katabolikë eksoergonikë.

Proceset metabolike që përmbajnë një përbërës anabolik dhe një katabolik quhen nganjëherë anfibolikë.

Proceset metabolike, edhe tek organizmat më të thjeshtë, formojnë një rrjet metabolik shumë të ndërlikuar, të nën ndarë në zinxhirë metabolikë dhe cikle metabolike.

Çdo molekulë që merr pjesë në metabolizëm quhet metabolitë. Çdo përbërje që rrjedh nga katalizatori quhet enzimë.


burimi:wikipedia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net

Metabolizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Fizik & Kimi -