Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Diabeti faktor...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Diabeti faktor...   Wed Dec 24, 2008 1:26 pm

Diabeti faktor i përgjithshëm rreziku
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut, duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ç’mënyrë? Së pari: Prej mosdijes, mosnjohjes së tij! Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Së dyti: gënjehen nga forma apo paraqitja e “butë” e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë (që mjekohet me dietë ose hapa) është jo i dëmshëm”.

Rreziqet reale të diabetit
Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), të cilat do t’i përshkruajmë pas kapitullit të mjekimit, dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme, si më poshtë:
1. Ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël.
2. Ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh.
3. Infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net

Diabeti faktor...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Biologjia -