Malesia Security Team


 
ForumPortalCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

 

Vaksina e re kunder nikotines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
mst
WeBMasteR
WeBMasteR



Age : Registration date : 21/12/2008 Numri i postimeve : 335 RanK : WebMasteR

MesazhTitulli: Vaksina e re kunder nikotines   Wed Dec 24, 2008 1:29 pm

Vaksinë e re kundër nikotinës
Rreth 90 për qind e atyre që pinë duhan në Shtetet e Bashkuara përpiqen ta lënë atë. Por, shpesh nuk kanë sukses, me gjithë mënyrat e shumta. Disa arrijnë të mos pinë duhan për disa ditë a pak javë dhe krejt papritur ndezin një cigare dhe pa kuptuar i janë rikthyer zakonit të vjetër. Shkencëtarët thonë se nikotina shkon në tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina është një lloj droge që arrin ta sundojë organizmin shumë shpejt e ta bëjë atë të ndërvarur. Por, në treg dalin shpesh prodhime të reja që i ndihmojnë njerëzit të lenë duhanin. Për shembull, tashmë ka cigare me bateri, që përmbajnë nikotinë, por jo duhan e tym. Por, këto lloj cigaresh pa tym së shpejti do t’u duhej të konkurrojnë me një vaksinë të re nikotine, e cila synon të parandalojë trurin që të dërgojë sinjale të cilat i thonë organizmit se nikotina e bën të ndjehet mirë, dhe pas pak kohësh trupi nuk ndjen më nevojën për nikotinë dhe personi e lë duhanin. Organizata botërore e shëndetësisë përllogarit se afro 5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje të shkaktuara nga pirja e duhanit dhe nëse kjo prirja e tanishme vazhdon, në vitin 2020 ky numër mund të arrijë në 10 milionë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://mst-crew.forumotion.net

Vaksina e re kunder nikotines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Malesia Security Team :: Shkencat natyrore :: Biologjia -